Politika “Alo, Edi jam!” Qytetari: Ju puth fort prej së largu, por s’ma...

“Alo, Edi jam!” Qytetari: Ju puth fort prej së largu, por s’ma merr mendja se je ti

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në Facebook, është shprehur se falë masave të marra deri më tani si dhe respektimin nga pjesa më e madhe e qytetarëve, është vërejtur se kanë funksionuar në luftën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ndërkohë sa i takon lejeve për dalje që nisën të aplikohen ditën e sotme, kreu i qeverisë tha se ka pasur disa probleme teknike në marrjen e tyre, dhe se sot dhe nesër edhe efektivët e policisë do të jenë të kujdesshëm dhe tolerantë për të mos aplikuar gjoba.

Ndërkaq ai ka kryer edhe disa telefonata me disa qytetarë të cilët kanë lënë shqetësimet e tyre në “Shqipëria që duam”, duke i pyetur se cili ishte problemi i  tyre saktësisht për t’u ardhur në ndihmë.

Shqetësimet e qytetarëve kanë qenë lidhur me lëvizjet për të kryer kontrolle mjekësore, që nuk kanë lidhje me Covid-19, marrja e ilaçeve me rimbursim, ndihma ekonomike si dhe personave që kanë mbetur jashtë Shqipërie dhe nuk kanë mundësi të kthehen në vend për shkak të situatës.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Nga po më merr se jam fare i çorientuar?!

Edi Rama: Unë jam Edi Rama, po të marr nga zyra dhe po të marr se ke lënë një shqetësim, ke arsye shëndetësore apo ke problem gruan?

Qytetari: U puth fort prej së largu, kam operuar gruan dhe i kam bërë koronare, që në nëntor, dhe ajo ka një enjte të madhe në kofshë dhe nuk e lëviz dot këmbën fare.

Edi Rama: Nesër në mëngjes do vijnë mjekët në shtëpi, mos lëvizni nga shtëpia, do vinë mjekët në shtëpi dhe do të shohin çfarë ka.

Qytetari: Ju përqafoj fort, por s’ma merr mendja se je ti…

Edi Rama: Hap televizorin dhe më shikon…

Qytetari: Ua bëftë perëndia dritë dhe të kesh jetën e gjatë për Shqipërinë…

Edi Rama: Ta ketë jetën e gjatë gruaja, se e di t’i si bëhesh pa të apo jo?!