Spitalet private dhe disa laboratorë në Shqipëri kanë shfrytëzuar rastin për të mashtruar qytetarët duke i zhvatur shuma të konsiderueshme parash duke pretenduar se kryejnë analizën për COVID-19.
Në fakt testi për të vërtetuar nëse një qytetar është i prekur apo jo, bëhet vetëm në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Asnjë laborator tjetër në Shqipëri, apo spital privat nuk e ka licencën dhe mundësinë për të zbuluar të infektuarit nga koronavirusi.
“Sigurisht që është një test i shpejtë, apo një test që kërkon disa minuta për t’u diagnostikuar, e që mat nga ana sterologjike nivelin e antikorpjeve, IGG dhe prezencën e IGM-ve në rastin kur personi është i sëmurë në fazën akute, dhe IGG kur sapo është shfaqur mbrojtja imunitare nga organizmi. Ndërkohë, është një test që po qarkullon edhe në botë në lidhje me testimin nga ana sterologjike të pacientëve të dyshuar me COVID-19”, thotë Eugena Tomini, shefe e gjurmimit të epidemiliogjisë.
Spitalet private prej ditesh po perfitojne para ne menyre abuzive përmes një analize gjaku nepermjet antikorpeve duke pretenduar se ajo verteton nëse personi është i prekur nga Covid 19 apo jo. Por një analizë e tillë nuk është e certifikuar nga Organizata Boterore e Shendetsise.
“OBSH, licensimin për të testuar të gjitha rastet e dyshuara e kanë në kuadrin e PCR-së, me tampon nazofaringeal. Testet e tjera janë akoma të pacertifkuara nga OBSH-ja dhe FDA, që është një instituacion, i cili licenson testet diagnostike dhe për t’u patur për aplikmi për COVID-19. Komiteti Teknik i COVID-19 dhe task forca kanë marrë dhe kërkesa për t’u pajsur dhe laboratorë privatë për të marrë një aprovim nga Komitetiti Teknik. Deri në këto momente, vetëm laboratorti i virologjisë në ISHP, i licensuar sipas kritereve të OBSH-së e ka ekskluzivitetin dhe diagnozën e saktë kundrejt të gjitha rasteve të dyshuara me COVID-19. Cdo laborator tjetër që do të testojë rastet me COVID-19, do të kalojë në diagnozën laboratorike të laboratorit të virologjisë në ISHP. Laboratori i QSUT-së dhe “Shefqet Ndroqi” është duke kaluar procesin e validimit si laborator të 2 dhe të 3 që do të mbështesin laboratorin e virologjisë”.
Tomini thekson se ISHP është i vetmi laborator që ka tagrin e tillë për analizën e COVID-19 dhe se qytetaret nuk duhet të bien pre e mashtrimeve.
“Asnjë laborator tjetër privat nuk e ka mundësinë për të konfirmuar një rast të dyshuar si rast i konfirmuar nga ana e testimit laboratorik. Pra, e ritheksoj, laboratori i virologjisë ka ekskluzivitetin për të dhënë diagnozën konfirmuese”. Qytetarët te perfshire nga paniku për të parë nëse janë të prekur apo jo nga koronavirusi i janë drejtuar spitaleve private duke paguar shuma te medha./Vizion Plus