Ministria e Shëndetësisë raporton se pasditen e së martës kanë ndërruar jetë dhe dy persona të tjerë të prekur nga virusi Covid-19, duke e çuar në 15 numrin në total të viktimave në vendin tonë.
Ka ndërruar jetën në Spitalin Infektiv nga një infarkt miokardi pacienti 77-vjeçar I. B., nga Kavaja, i konfirmuar me COVID-19 që po trajtohej prej 2 javësh, 77-vjeçari vuante nga disa sëmundje: Diabet mellitus, insuficience renale kronike dhe insuficiencë kardiake.
Viktima e dytë e ditës së martë është pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv ndërsa prej 3 ditësh gjendja e tij ishte rënduar dhe ishte në respiracion të drejtuar (i intubuar). Pacienti R. P ka qenë në gjendje të rëndë shëndesore gjatë gjithë kohës dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojnë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.