Bota Britani e Madhe/ Rekord viktimash nga COVID-19, 381 të vdekur në 24-orëshin...

Britani e Madhe/ Rekord viktimash nga COVID-19, 381 të vdekur në 24-orëshin e fundit

Koronavirusi i ri ka shkaktuar 381 vdekje më shumë në Britaninë e Madhe, një rekord ky për një ditë.

“Raportimet tregojnë për një përshpejtim të përhapjes së pandemisë, duke e çuar numrin e vdekjeve nga COVID-19 në 1 789”, thanë sot autoritetet.

Ky vlerësim i Ministrisë së Shëndetësisë është dy herë më i rëndë se ai i publikuar 24 orë më parë, 180 të vdekur.

Numri i rasteve të regjistruara zyrtarisht ka arritur në 25 150, një rritje prej më shumë se 3 000.