Politika Përplasja Lu-Llalla/ Gjergj Bojaxhi: Po prishet imazhi i vendit

Përplasja Lu-Llalla/ Gjergj Bojaxhi: Po prishet imazhi i vendit

“Mbështetja e Departamentit Amerikan të Shtetit për Ambasadorin Lu e bën edhe më serioze çështjen e përballjes mes përfaqësuesit diplomatik të Ëashingtonit dhe Kryeprokurorit Adriatik Llalla”, thotë Gjergj Bojaxhi, anëtar themelues i Partisë “Sfida për Shqipërinë”. Duke komentuar përplasjet më të fudnit mes prokurorit të Përgjithshëm dhe ambasadorit amerikan, Bojaxhi thekon se institucionet duhet të reagojnë për të qartësuar situatën dhe vërtetësinë e akuzave sepse në këtë rast nuk mund të ketë dy të vërteta. Ose Ambasadori spekulon në akuza, ose Kryeprokurori ka shkelur rëndë ligjin, ka deformuar misionin për të cilin është vendosur në krye të organit të akuzës dhe duhet të përballet me përgjegjësitë që i takojnë.

Në një deklaratë për mediat Bojaxhi shprehet se në asnjë shtet demokratik të mirëfilltë nuk ndodh që të ketë akuza kaq të ashpra mes një ambasadori dhe prokurorisë së një vendi, duke mos nxitur asnjë proces verifikimi.

“Shteti duhet të ishte ngritur në këmbë. Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të bënte mirë të fuste në rendin e ditës këtë çështje, sepse ose Prokurori i Republikës është shantazhuar dhe kjo është vërtet e rëndë ose Kryeprokurori është një mashtrues dhe për këtë duhet të përballet me pasoja ligjore. Nëse provohet se Ambasadori Amerikan ka thyer statusin diplomatik dhe ligjet e shtetit shqiptar atëherë ai duhet të shpallet  person non grata. Prestigjozet amerikane Associated Press dhe The Ëashington Post nuk kanë ngurruar ta pasqyrojnë lajmin i cili ka marrë dhenë, ndërsa këtu të gjithë janë përgjumur. Klasa politike hesht, sepse në këtë lojë ku nuk luhet emri i personave por i vetë shtetit pret të shohë kush do të jetë kurbani, prokurori apo ambasadori.

Bojaxhi vijon deklaratën duke pohuar se fatkeqësisht kjo është në linjë me traditën e politikës shqiptare e cila prodhon kaq shumë akuza saqë tashmë duket se edhe kjo ngjarje tepër e rëndë dhe serioze të duket si diçka banale dhe rutinore e ditës.

Duhen reagime serioze. Duhen marrë seriozisht partnerët strategjikë. Duhet përdorur bashkëpunimi i tyre për të zgjidhur problemet tona konkrete. Prandaj, i duhet dhënë një mësim kësaj klase politike që po na turpëron çdo ditë. Qershori po vjen dhe le të shërbejë vota si mjet për të shkundur nga themelet këtë shtet të gjunjëzuar nga korrupsioni politik. Le ta bëjmë për veten, familjet dhe vendin tonë”, tha Bojaxhi.