Aktualitet Shqipëria, e dyta në rajon me numrin më të lartë të të...

Shqipëria, e dyta në rajon me numrin më të lartë të të shëruarve

Pas Sllovenisë, Shqipëria njeh përqindjen më të lartë të pacienteve të shëruar nga COVID-19 ndërsa përqindjen më të ulët në numrin e të vdekurve e ka vendi ynë, me vetëm 6% për 1 milion banorë.

Referuar bilancit paraprak të publikuar nga Kryeministri Rama, ai thekson ndër të tjera se “bilanci i luftës bëhet në fund. Nuk do të lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu”.

Sllovenia njeh me 35% për 1 milion banorë numrin e të shërurave në raport me 11% të vdekjeve prej COVID-19.

Përqindja e të vdekurve në Shqipëri është 6% ndërsa i pacientëve të shëruar 33%.

Kroacia me 3% lidhur me numrin e vdekjeve dhe 23% atë të të shëruarve prej COVID-19.

Mali i Zi me 3.17% lidhur me numrin e të vdekurve dhe 1,5% atë të të shëruarve.

Maqedonia me 6% për numrin e të vdekurve dhe 10% atë të shëruarve.

Serbia shënon 5,57% lidhur me numrin e vdekjeve për 1 milion banorë dhe 7,7% atë të të shëruarve.

Greqia njeh 6,3% numrin e të vdekurve në raport me 7,3% numrin e të shëruarve.