Mos lejo kurrë prindërit të të presin flokët. Natyrisht në këto kohë, kur je i detyruar të qëndrosh i mbyllur në shtëpi për shkak koronavirusit, ajo është një e keqe e domosdoshme, por që paraqet rezultate të paparashikueshme. Këtë mund ta tregojë më së miri një djaloshi, tifoz i Çelsit. Në një video që po çmend rrjetin, tifozi i vogël i bluve, po filmohej teksa i kërkon të atit t’i priste flokët.
E pamundur të gabosh sepse kërkesa ishte e qartë dhe e saktë, për më tepër me një foto në celular. I donte flokët si Kristiano Ronaldo, me një vijë në anë. Dhe i ati i fëmijës vendosi të mos refuzojë, pavarësisht se do ishte më mirë të bënte të kundërtën. Sepse rezultati final ishte katastrofë. Për fëmijën natyrisht. Video përfundon me të qeshurat nga ana e babait, i cili ia preu flokët si Ronaldo.
Por jo si portugezi, por si braziliani. Të gjithë e kujtojnë look-un e fenomenit me modelin e gjysëmhënës që Ronaldo pati në finalet e Botërorit 2002 e fituar ndaj Gjermanisë. Djaloshi, pasi u pa në pasqyrë, u mërzit me të atin, i cili vazhdonte të qeshte duke i treguar se veproi sipas asaj që i tha i biri. Dhe pikërisht në atë moment nxorri nga xhepi celularin e vet, ku në ekran ishte foto e fenomenit brazilian.
There’s only one Ronaldo! 😂😂😂 pic.twitter.com/lNAGpB4Mxz
— Lloydy (@Lloydy3217) April 4, 2020