Pas infektimit nga virusi disa njerëz shërohen brenda një kohe shumë të shkurtër, që nga shfaqja e simptomave dhe madje nuk kanë nevojë për kujdes mjekësor. Por disa njerëz, shfaqin komplikacione dhe duhet patjetër të mjekohen në spital.
Cilët njerëz mund të sëmuren?
Disa njerëz rrezikojnë më shumë nga komplikimet. Kjo përfshin njerëz mbi moshën 70 vjeç, pavarësisht nëse kanë një problem shëndetësor dhe personat e çdo moshe që vuajnë nga sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës.
Tek këta individë vihet re një rrezik më i madh për të pasur nevojë për trajtim spitalor, nëse infektohen nga virusi.
Virusi gjithashtu duket se prek së tepërmi edhe burrat në moshën 50 ose 60 vjeç.
Pse burra të moshuar?
Shkencëtarët janë të pasigurt, për këtë fakt. Të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar nga repartet spitalore të kujdesit intensiv tregojnë se një pacient, i cili është i sëmurë dhe është në gjendje kritike për jetën është i moshës 60 vjeç.
Shumica janë burra dhe shumë kanë probleme të tjera shëndetësore, që përbëjnë një rrezik të shtuar, siç janë problemet e zemrës dhe mbipesha.
Nga 647 vdekjet e lidhura me virusin, e regjistruar nga Zyra për Statistika Kombëtare në Angli dhe Uells, 44 ishin të moshës 45-65 vjeç, pra rreth 7% e totalit.
Shkalla e vdekjes rritet me moshën, si tek burrat ashtu edhe tek gratë, por burrat kanë tendencë të tejkalojnë gratë.
Të dhënat nga Kina, ku filloi pandemia, gjithashtu sugjerojnë që burrat janë në rrezik më të madh se gratë, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë faktorë të ndryshëm që ndikojnë, siç janë zakonet e pirjes së duhanit.
Profesori i Mjekësisë Molekulare, Ian Hall tha: “Unë nuk jam i bindur se kjo shpjegon plotësisht rrezikun e rritur të sëmundjes së rëndë tek burrat, kështu që është e mundur që mund të ketë ndonjë faktor tjetër, ende të paidentifikuar që luan rol”.
Burrat kanë më shumë të ngjarë se gratë të kenë sëmundje të zemrës, diabet dhe sëmundje kronike të mushkërive. Disa kanë sugjeruar se gjenet dhe hormonet seksuale mund të përfshihen gjithashtu.
A janë gratë më imune?
Një ekspert në imunologjinë në Universitetin e Oksfordit, Philip Goulder tha: Janë duke u njohur gjithnjë e më shumë se ekzistojnë dallime thelbësore në sistemin imunitar midis meshkujve dhe femrave dhe se këto kanë ndikim të rëndësishëm në një sërë sëmundjesh infektive./BBC