Bota Zelanda e Re, shembull për luftën ndaj koronavirusit

Zelanda e Re, shembull për luftën ndaj koronavirusit

ME 1239 të infektuar dhe 317 të shëruar, Zelanda e Re po jep shembullin se si një vend mund të luftojë COVID-19.

Ishulli në Paqësor shfrytëzoi disa asete të saj për të luftuar COVID-19, siç ishte në radhë të parë koha, më pas shkenca, masat e shpejta dhe mësimi nga gabimet e të tjerëve.

Zelanda e Re mbylli shumë shpejt kufijtë duke evakuuar edhe shtetasit e saj nga Kina apo vendet aziatike juglindore.

Më pas ndoqi këshillën e OBSH për testime masive dhe deri sot ka kryer 51 mijë e 165 teste.

Zelanda e Re ka 5 milionë banorë, pak më pak se dyfishi i Shqipërisë. Por sot ka vetëm 1 viktimë që daton më 29 mars, e cila ishte një 70-vjeçare.

Nga ana tjetër, sot Zelanda e Re shënoi vetëm një rast të ri dhe vendi është drejt çlirimit nga masat shtrënguese.