Aktualitet Rritet numri i të infektuarve: 17 raste të reja në 24 orët...

Rritet numri i të infektuarve: 17 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë zbuluar 17 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 433 numrin e personave të infektuar me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë thotë se janë kryer 259 testime 24 orët e fundit.

Harta e personave të infektuar është zgjeruar me 10 raste në Tiranë, 3 në Shkodër, 1 në Durrës, 1 në Pukë, 1 në Krujë dhe 1 në Lushnje.

Ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendin tonë është 23 viktima. Deri më tani, nga sëmundja janë shëruar 197 persona.

Deklarata e zv/ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli:

Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 3644 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 433 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiranë 209 raste

Durrës 39 raste

Lushnje 6 raste

Elbasan 15 raste

Fier 32 raste

Kavajë 8 raste

Rrogozhinë 4 raste

Korçë 17 raste

Vlorë 5 raste

Shkodër 52 raste

Lezhë 14 raste

Berat 2 raste

Has 12 raste

Krujë 6 raste

Tropojë 4 raste

Pukë 5 raste

Mirditë3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.