Aktualitet “Jeta triumfon”, 1470 fëmijë kanë ardhur në jetë në një muaj

“Jeta triumfon”, 1470 fëmijë kanë ardhur në jetë në një muaj

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë në rrjetet një lajm të mrekullueshëm, i cili na rikthen në vëmendje se pavarësisht situatës së vështirë nga pandemia e koronavirusit, jeta vazhdon.

Sipas ministres Manastirliu, në 24 orët e fundit në kryeqytet kanë lindur 34 bebe në të dy maternitetet e Tiranës, ndërsa në të gjithë vendin numri i lindjeve të reja gjatë gjithë muajit është 1470.

“Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, jeta triumfon. 24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës!

Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me COVID-19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë”, shkruan ministrja.