Kalohet kuota 100 mijë: janë tashmë 100.269 persona pozitivë në Itali, me një rritje 1996 rastesh sot (më shumë se dje). Vdekjet rinisin të kalojnë kuotën 600, ndërsa të dhënat e tjera janë të qëndrueshme.
Të dhënat janë përkeqësuar sot prej Lombardisë. Për të kuptuar statistikat dramatike lombarde veç një e dhënë: të vdekurit në total (që nga fillimi i epidemisë) në rajonin e Lacios janë aq sa Lombardia i kishte vetëm sot, 272.
Konfirmohet rënia e të shtruarve në spitale. Sot janë shtruar në terapitë intensive 3381 persona, 116 më pak dje. Janë shtruar me simptoma 28144 persona, 98 më pak se dje.
Vazhdon të rritet numri i të shëruarve me rreth dymijë persona në ditë. Numri total i të shëruarve është 32.534, me një rritje ditore prej 2079 personash (dje ishin deklaruar 1985 persona).
Qëndron i lartë numri i viktimave. Në 24 orët e fundit kanë vdekur 619 persona (dje viktimat ishin 570), duke arritur një total prej 19468 viktimash.
Numri total i personave që kanë kontaktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 152.271 (4694 raste të reja në 24 orët, dje ishin 3951).