Aktualitet Vdekja e 69-vjeçarit në Infektiv, MSH: Ishte bartës i virusit, por nuk...

Vdekja e 69-vjeçarit në Infektiv, MSH: Ishte bartës i virusit, por nuk humbi jetën prej tij

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për shtyp për të sqaruar opinionin për një lajm të publikuar në media, se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Sipas Ministrisë, pacienti që ndërroi jetë në spitalin infektiv, humbi jetën si pasojë e sëmundjes së hemoragjisë cerebrale. Ai ishte ishte bartës i koronavirusit, por asimptomatik.

“Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik).

69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma.

Sipas spitalit infektiv, 69-vjeçari nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte bartës i virusit, por pa shenja të sëmundjes, (asimptomatik) dhe ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë cerebrale”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri tani në Shqipëri kanë humbur jetën 26 persona si pasojë e pandemisë së koronavirusit.