Dashi
Do të ndiheni shumë të lodhur gjatë kësaj dite, ndaj mundohuni që të gjeni kohë për të pushuar. Sfera sentimentale mund të sjellë shqetësime dhe pasiguri, gjë që do ju acarojë. Në punë, mund të ndiheni të lodhur nga rutina dhe të jeni në kërkim të ndryshimeve.
Demi
Gjatë kësaj dite është e rëndësishme që të ruani qetësinë. Në punë mund të ketë vonesa dhe ka diçka të cilën duhet ta kontrolloni. Në dashuri, duhet të përqendroheni tek projektet.
Binjakët
Mundohuni që të jeni të qetë dhe të mbani nën kontroll ankthin. Kjo është një ditë mjaft pozitive. Të lindurit e shenjës së luanit, mund të bëhen mjaft të rëndësishëm për ju. Në punë do të ketë debate të rëndësishme.
Gaforrja
E marta do të jetë mjaft pozitive. Do të keni dëshirë për të dashuruar dhe rikthyer në lojë. Mund të kontaktoheni nga dikush, prej nga nuk e prisni dhe kjo gjë do ju dhurojë kënaqësi. Përmirësime do të ketë në punë.
Luani
Në dashuri, mund të jeni të pavendosur mes dy personave. Ndërsa në punë duhet të bëni një zgjedhje. Kujdes me financat, si dhe shmangni shpenzimet e tepërta.
Virgjëresha
Do të jeni plotë me energji gjatë së martës. Në dashuri duhet kujdes, ndaj bëni mirë që të shmangni situatat që mund të krijojnë pasiguri. Në punë, do i përballoni problemet lirisht dhe do të arrini objektivat e vendosur.
Peshorja
Dashuria do të jetë mjaft e komplikuar gjatë kësaj dite, ku do të përballeni me pasiguri. Mundohuni që të rrini larg problemeve. Në punë duhet të ruani qetësinë dhe të mos tregoheni impulsiv.
Akrepi
Ju pret një ditë mjaft pozitive. Në dashuri, do të mundoheni që të bëni paqe pas një krize që keni kaluar. Kjo është një periudhë e rëndësishme për miqësitë.
Shigjetari
Gjatë kësaj të marte do e ndjeni shumë lodhjen e akumuluar në periudhën e fundit. Keni nevojë për pozitivitet dhe për të kërkuar stimuj të rinj. Ankesat dhe të reaguarit të ashpër me veten pa ndryshuar asgjë, nuk shërben. Në punë, duhet të tregoheni të duruar.
Bricjapi
Ju pret një ditë nën ritmin e duhur, ku gjatë saj do të ndiheni të lodhur dhe nervoz. Në dashuri gjërat do të komplikohen për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Probleme do të ketë edhe në punë, ndaj bëni kujdes.
Ujori
E marta duhet shfrytëzuar në maksimum, për të zgjidhur disa probleme personale. Mund të ketë tensione me miq dhe kolegë. Në punë dhe sferën financiare, duhet kujdes.
Peshqit
Kjo ditë do të jetë më e mirë në raport me ato që keni lënë pas. Puna do të ecë mjaft mirë. Në dashuri mund të mendoni për dikë që është larg, ndërkohë që gjërat mund të komplikohen.