Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së u vendos që të nisë një stinë protestash për rrëzimin e qeverisë, për të mundësuar më pas një qeveri tranzitore, e cila, siç tha kreu i grupit Edi Paloka, të çojë vendin në zgjedhje.
Këshilli morri vendim politik që si zgjidhje politike pas rrëzimit të qeverisë duhet një qeveri kalimtare për organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Kjo është rruga që do të ndjekë PD. Këto vendime do të merren më vonë. E rëndësishme është vendimi politik“, tha Paloka.