Për disa muaj, njerëzit në Francë janë përballur me një enigmë. Covid-19, koronavirusi që ka pushtuar botën është mashkullore apo femërore?
Bëhet fjalë për përdorimin e saj në gjuhësi dhe gramatikisht fjala e ka një gjini. Prandaj në Francë ishin në dyshim se çfarë duhet të përdornin para emrit të sëmundjes, “le” që i referohet gjinisë mashkullore, apo “la” që i referohet gjinisë femërore.
Tashmë, një grup që merret me ruajtjen e gjuhës franceze i ka dhënë fund dyshimeve. Akademia franceze ka siguruar se Covid-19 është femërore, pavarësisht përdorimit të gjerë të përcaktorit “le”.
Ekipi i studiuesve që vendosi përcaktimin e gjinisë, merret me mbrojtjen e gjuhës nga anglizimi ose gjuhë të tjera.