Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar ditën e sotme me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Në një mesazh në Twitter, Kim shprehet se SHBA mbështet Reformën në Drejtësi dhe se duhet punuar hap pas hapi për realizimin e saj, pa marrë parasysh pengesat.
“Kolegji i Posaçëm i Apelit ka një punë të vështirë, por vetingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e popullit shqiptar. SHBA mbështet Reformën në Drejtësi. Le të vazhdojmë të ecim përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”, shkruan Kim.
Special Appeals Chamber has a difficult job, but vetting must continue to show accountability & earn trust of the 🇦🇱 people. 🇺🇸 supports justice reform. Let’s keep moving forward, step by step, no matter the obstacles! pic.twitter.com/uhM9KQfUjI
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 23, 2020
Një ditë më parë Kim u shpreh e qartë sa i takon vijimit të realizimit si të Reformës në Drejtësi ashtu edhe asaj Zgjedhore, teksa deklaroi se ka ardhur koha që të mos bëhen më lojëra politike dhe se shqiptarët dhe SHBA presin përfundimin e tyre, siç u është premtuar nga liderët politikë.