Që nga vitet e shkollës së mesme, Angelina Jolie ka qenë gjithmonë një ikonë bukurie dhe e famshme për pamjen e saj. Thuhet se ajo nuk është vetëm e aftë të vjedhë zemrën e burrave, por edhe gratë mund të bien pre e vezullimit saj. Ajo lindi më 4 qershor 1975 dhe këtë vit feston 45-vjetorin.
Angelina Jolie dëshmon se ajo mbetet një nga ikonat e bukurisë. Bukuria e saj nuk ndikohet as nga vitet, përkundrazi kjo e bën atë të duket më e pjekur dhe më seksi.
Jolie është vajza e aktorit veteran, Jon Voight, dhe prej tij ka trashëguar aftësinë për aktrimin. Në fëmijëri, ajo shpesh shikonte filma me nënën e saj dhe ishte kjo shtysa që e frymëzoi interesin e saj për aktrim.
Jolie ka qenë ambasadore zyrtare e UNHCR në 2001 dhe qëndroi për më shumë se një dekadë. Pas kësaj eksperience humanitare u promovua në gradën e të Dërguarit Special dhe që prej asaj kohe, Jolie ka shkuar me shumë misione në terren në të gjithë botën për t’u takuar me njerëz në nevojë.
Jolie iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë parandaluese pasi mësoi se ajo kishte një rrezik 87% të zhvillimit të kancerit të gjirit për shkak të një gjeni të dëmtuar BRCA1. Ajo përfundoi çdo operacion dhe vazhdoi të ndihmojë gratë e tjera për të bërë zgjedhje të informuara shëndetësore.
Ajo është nënë e gjashtë fëmijëve: tre djem dhe tre vajza. Nga fëmijët, tre janë birësuar nga vende të ndryshme të botës, ndërsa tre janë fëmijët e saj biologjikë.