Bota “Nacionalizëm vaksinimi”/ Europa mes aleancave për krijimin e vaksinës

“Nacionalizëm vaksinimi”/ Europa mes aleancave për krijimin e vaksinës

Larja e duarve dhe distanca sociale mbeten masa kryesore në luftën kundër koronavirusit, por zgjidhja e vërtetë është që mund ti japë fund frikës është krijimi i një vaksine. Kjo është arsyeja pse shumë kombe kanë rënë dakord të marrin pjesë në një samit virtual.

“Unë do të hap samitin global të vaksinave të organizuar nga Britania e Madhe, dhe ne do të mbledhim më shumë se pesëdhjetë vende dhe figura kryesore si Bill Gates do të jenë për grumbulluar të paktën 7.4 miliardë dollarë për aleancën e krijuar për prodhimin e një vaksine”, tha Boris Johnson, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.

Deri më tani ka pasur disa nisma; Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda kanë krijuar një aleancë për të shpejtuar prodhimin e një vaksine “në tokën evropiane”, Turqia dhe Rusia gjithashtu kanë rënë dakord të bashkëpunojnë në kërkime.

Por kreu i Kryqit të Kuq, Francesco Rocca ka lëshuar një paralajmërim kundër të ashtuquajturit “nacionalizëm vaksinimi”.

Ai po i kërkon botës që të punojë së bashku, të pasurit dhe të varfëritë.