Bota Radha për blerjen e vaksinës, BE në negociata me pesë kompani

Radha për blerjen e vaksinës, BE në negociata me pesë kompani

Bashkimi Europian është duke negociuar me kompanitë “Moderna”, “Sanofi”, “Johnson&Johnson”, “BioNtech” dhe “CureVac” për blerjen e një vaksine kundër koronavirusit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Më herët, BE ka arritur një marrëveshje me kompaninë britanike “AstraZeneca” për blerjen paraprake të 400 milionë dozave të vaksinës së mundshme duke përmbushur kështu të gjitha nevojat e unionit. Gara për plotësimin e nevojave për vaksina konfirmon se politikat shëndetësore tashmë po udhëhiqen nga ideja e parandalimit përkundrejt një vale tjetër epidemie, ndoshta edhe më agresive se e para.

Aktualisht në botë po zhvillohen dhe testohen 150 vaksina, nga të cilat 23 në prova klinike mbi njerëz dhe të paktën 3 në fazën finale.

Kompanitë Sinopharm dhe Sionvac Biotech nga Kinza dhe AstraZeneca nga Oksfordi janë në krye të përpjekjeve për prodhimin e vaksinës mbi të cilën ka një debat global për shpërndarjen.