Bota Izraeli zbulon testin e Covid që jep rezultatin në 15 minuta

Izraeli zbulon testin e Covid që jep rezultatin në 15 minuta

Izraeli ka filluar të provojë një test që pritet të japë një rezultat të infeksionit në 15 minuta ose më pak.

Programi pilot nisi në Qendrën e Kontrollit të Koronavirus në Lod, një qytet në Izraelin Qendror.

Eksperimentimi mund të sjellë prova të reja në saktësinë e metodës së re dhe nëse kjo del e konfirmuar nga analizat e rezultateve, atëherë mund të sjellë një pikë kthese të vërtetë.

Për të nënvizuar rëndësinë që i është dhënë testimit të metodës së re, ekziston fakti që dy zyrtarët më të lartë të Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, Yuli Edelstein dhe zëvendësi i tij Yoav Kisch, shkuan sot në Lod për të parë nga afër funksionalitetin e programit të bazuar në testet e bëra.