Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka telefonuar Nicolas Maduro, të cilit i ka thënë: “Vëlla Maduro! Qëndro drejt, ndodhemi pranë jush”.
Pasi kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Juan Guaido shpalli veten si president përkohshëm i vendit, në një postim në llogarinë në Twitter zëdhënësi i Erdogan ka shkruar: “Presidenti ynë ka telefonuar presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilët i ka thënë ‘Vëlla Maduro! Qëndro drejt, ndodhemi pranë jush‘. Turqia nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan do të mbajë qëndrimin e saj parimor kundër të gjitha grusht-shteteve”.
Ky qëndrim i Turqisë pro-Maduros nuk konsiderohet si ideologjik por politik. Ankaraja i sheh zhvillimet në Venezuelë me syrin e një grushti shteti, prej së cilit për pak sa nuk e pësoi në korrik të vitit 2106.
Guaido shpalli veten president gjatë protestave anti-qeveritare në Karakas. Ndërkaq, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se mbështet Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës.
Po ashtu Kanadaja dhe vendet e Amerikës jugore si Brazili, Kolumbia dhe Paraguai kanë njoftuar njohjen e Guaidos si presidenti të përkohshëm të Venezuelës.
Ndërsa Moska kritikoi SHBA dhe aleatët e saj për mbështetjen e liderit të vetëshpallur të Venezuelës, duke thënë se vendet perëndimore “treguan pikëpamjet e tyre mbi të drejtën ndërkombëtare”.