Barcelona është shumë pranë goditjes së saj të madhe në sulm, por nuk bëhet fjalë për Lautaro Martinez e cila është një pistë e komplikuar dhe me shumë gjasa sulmuesi argjentinas do të qëndrojë te Interi.
Katalanasit kanë arritur akordin me Lyonin për transferimin e holandezit Memphis Depay në Camp Nou, një dëshirë e trajnerit të ri Ronald Koeman i cili e ka stërvitur sulmuesin te kombëtarja holandeze. Sipas mediave holandeze në arkat e Lyon do të shkojnë 25 milionë euro fikse plus 5 të tjera në formë bonusesh për kartonin e Depay i cili do të provojë të bëjë te Barcelona atë që nuk bëri dot te Manchester United disa vite më parë kur u transferua nga PSV-ja për 34 milionë euro.
Depay me Barcelonën pritet të firmosë një kontratë deri në vitin 2024. Me Depay në skuadër, por edhe me emra të tillë si Messi, Griezmann, Dembele, Coutinho apo edhe talenti Trincao vështirë se do të ketë vend për Lautaro Martinez në këtë sezon.