Extra Zbuloi të dhënat personale, Franca gjobit Google

Zbuloi të dhënat personale, Franca gjobit Google

Franca ka gjobitur gjigantin e teknologjisë Google me një gjobë prej 57 milionë eurosh, pasi kjo e fundit shkeli e Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Komisioni Kombëtar për Informatikën dhe Liritë (CNIL) ka thënë se gjoba është vendosur për mungesë transparence, informim të papërshtatshëm dhe pamjaftueshmëri bazash për reklamat e personalizuara”.

Ky institucion tha gjithashtu se njerëzit nuk ishin mjaft të informuar për mënyrën se si “Google” grumbullon të dhëna për të personalizuar reklamat.

Kjo është hera e parë që një gjigant i Internetit penalizohet në këtë mënyrë nga një rregullator i Bashkimit Europian, në këtë rast.

Vendimi për ndëshkim të kompanisë “Google” erdhi pas ankesave të dy grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve.

Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), e cila hyri në fuqi më 25 maj 2018 në të gjitha vendet e BE-së, përfshin përmirësime në çështjen e mbrojtjes së të dhënave personale ndaj shkeljeve të mundshme. Me anët të rregullores në fjalë, përdoruesit evropian të internetit kanë më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre personale dhe kuptojnë më mirë se si përdoren këto të dhëna.