Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, në një intervistë për mediat amerikane ka treguar se gjendja shëndetësore e Trump të premten ka qenë shumë e rëndë.
“Ne ishim vërtet të shqetësuar, ai kishte ethe dhe niveli i oksigjenit në gjak i ra shpejt“, është shprehur Meadows.
Më tej ai shprehet se Presidenti tashmë është përmirësuar shumë dhe ka prani të plotë të oksigjenit në trup.
“Unë jam shumë optimist bazuar në rezultatet aktuale. Ai vazhdon të punojë dhe vazhdon të besojë se duhet të jetë në shërbim të popullit amerikan”, u shpreh shefi i stafit të Trump.
Më tej Meadows komentuar dhe lajmet në mediat amerikane të cilat kanë shkruar për një përkeqësim të shëndetit të Trump dhe mundësitë e lënies së detyrës, duke i cilësuar si “irracionale”
Trump prej tre ditësh është konfirmuar me COVID-19 së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump.