Sport Reali merr fitoren e tretë radhazi dhe ngjitet në krye të renditjes

Reali merr fitoren e tretë radhazi dhe ngjitet në krye të renditjes

Reali i Madridit mori fitoren e tretë radhazi, teksa triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Levantes dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes së kampionatit spanjoll me 10 pikë pas 4 javësh.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane kaloi në avantazh në minutën e 16’, pas një goli mjaft të bukur të talentit brazilian Vinicius Junior, ndërsa më pas vuajti jo pak reagimin e vendasve.

Në një sfidë të balancuar, Levante i shkoi disa herë pranë golit të barazimit, megjithatë portieri Kourtois ishte në një ditë mjaft të mirë, ndërsa në minutën e 5-të shtesë ishte Karim Benzema që vulosi fitoren, duke shënuar edhe golin e dytë.