Kryepeshkopata e Nju Orlinsit vendosi të djegë një altar mbi të cilin raportohet se u kap një prift duke performuar akte seksuale me dy aktore pornografie, raporton Daily Mail.
Prifti 37-vjeçar Clark u arrestua ndërsa kryente marrëdhënie seksuale me dy aktore të filmave për të rritur në Kishën Katolike “Saints Peter and Paul Roman” më 30 shtator, akt të cilin gjithashtu po e filmonte.
Për këtë incident të rëndë për Kishën reagoi dhe kryepeshkopi Gregory Aymond, i cili dënoi ashpër aktin e kryer nga prifti Travis Clark. “Shumë njerëz ndjehen të zhgënjyer dhe të tradhëtuar nga kjo ngjarje dhe unë ndjej të njëjtën gjë si vëllezërit e tjerë priftërinj”, tha arqipeshkvi.
Ngjarja u zbulua rastësisht nga një kalimtar i cili u afrua në dritaren e Kishës pasi pa dritat ndezur. Dëshmitari pa prej dritares skenën ku shfaqeshin dy femrat me korse dhe priftin pjesërisht të zhveshur mbi altar. Menjëherë u lajmëruan autoritetet dhe prifti së bashku me dy vajza u vunë në pranga për akte të turpshme në ambiente publike.