Shëndet Studimi: Covid mund të mbijetojë për 28 ditë në xhamat e telefonave

Studimi: Covid mund të mbijetojë për 28 ditë në xhamat e telefonave

COVID-19 sipas disa studiuesve nga Australia mund të mbetet i rrezikshëm në sipërfaqe si ajo e kartëmonedhave, ekraneve të telefonave dhe çelikut apo inoksit deri në 28 ditë. Gjetjet nga agjencia kombëtare e shkencës australiane thonë se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë në të tilla sipërfaqe më shumë se ç’mendohej.

Siç dihet deri më tani gjasat më të mëdha për transportin e virusit është kur njerëzit kolliten, teshtijnë apo flasin. Gjithsesi ekspertët thonë se mund të përhapet edhe nga grimcat e ajrit, si dhe në sipërfaqe të tilla si metali apo plastika.

Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se SARS-Cov-2 mund të mbijetojë për dy ditë deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq dhe deri në gjashtë ditë në plastikë e inoks, ndërsa së fundmi kjo qasje ka ndryshuar.

Por studimi i fundit nga agjencia australiane CSIRO zbuloi se virusi ishte ‘jashtëzakonisht i fortë’ e për rrjedhojë është i aftë të mbijetojë për 28 ditë në sipërfaqe të lëmuara si xhami, ekranet e telefonit celular dhe kartëmonedhave plastike apo prej letre, kur mbahen në 20 gradë celsius, që është temperatura e dhomës.

Po ta krahasosh, virusi i gripit mund të mbijetojë në të njëjtat rrethana për 17 ditë. Eksperimentet u kryen në errësirë, pasi drita e diellit tashmë dihet se e vret virusin.