Kandidati demokrat Joe Biden shpenzoi më shumë në televizion dhe reklama elektronike gjatë fushatës aktuale zgjedhore se çdo kandidat tjetër presidencial në historinë e SHBA, sipas agjencive.
Fushata e Biden për zgjedhjet presidenciale të nëntorit deri më tani ka shpenzuar më shumë se 582 milion dollarë në reklamat televizive, sipas një raporti nga Advertising Analytics, duke shtuar se fushata e kundërshtarit të tij Donald Trump deri më tani ka kushtuar rreth 342 milion dollarë.
Më shumë sesa rekordi i Bloomberg
Vetëm në shtatë ditët e fundit, stafi i fushatës së Biden ka shpenzuar rreth 45 milion dollarë në daljet në televizion, më shumë se rekordi i vendosur nga ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut Mike Bloomberg.
Por avantazhi i Biden në garën e parave nuk është garanci e fitores. Trump doli si fituesi i zgjedhjeve 2016 pavarësisht se kandidatja demokrate Hillary Clinton shpenzoi më shumë se ai.
Sondazhet e Reuters / Ipsos tregojnë se shtetet kryesore federale, të cilat ka të ngjarë të vendosin fituesin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, kanë një garë më të afërt se sondazhet kombëtare, të cilat i japin Biden një avantazh të rëndësishëm.