Shuhet një tjetër yll i muzikës shqiptare. Kompozitori Avni Mula ka ndërruar jetë sot në moshën 92-vjeçare. Lajmin e ka dhënë vetë e bija, sopranoja e famshme, Inva Mula.
“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Përjetësisë!
Për një përshëndetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan në Inva Mula.
Baritoni dhe kompozitori i njohur Avni Mula, është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë që ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme.