Bota Biden zgjidhet President i SHBA, Obama dhe Clinton-ët: Fitore historike

Biden zgjidhet President i SHBA, Obama dhe Clinton-ët: Fitore historike

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barcak Obama, ka reaguar pas fitores së Joe Biden. Në një postim në mediat sociale, Obama shprehet se është shumë krenar dhe e quan një fitore historike.

“Jam shumë krenar të përgëzoj Presidentin tonë të ardhshëm, Joe Biden, dhe Zonjën tonë të Parë, Jill Biden. Unë gjithashtu jam krenar të përgëzoj Kamala Harris dhe Doug Emhoff për zgjedhjet novatore të Kamala si Nënkryetari ynë i ardhshëm.

Në këto zgjedhje, në rrethana të veçanta, Amerikanët dolën në numër për të votuar më shumë se kurrë. Dhe sapo të numërohet çdo votë, Presidenti i Zgjedhur Biden dhe Zëvendës Presidenti i Zgjedhur Harris do të kenë fituar një fitore historike dhe vendimtare”, shkruan ndër të tjera Obama.

Postimin e tij për fitoren, ish-Presidenti e shoqëron me një foto ku është bashkë me Biden dhe janë të qeshur.

Clinton-ët urojnë Biden për fitoren

Ndërkohë një reagim për Biden ka ardhur dhe nga kandidatja demokrate në zgjedhjet e vitit 2016, Hillary Clinton.

“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris. Është një fitore historike, një refuzim për Trump dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që na ndihmuar për të realizuar këtë”, është ky një postimi i Clinton.

Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton ka uruar Joe Biden. Clinton thotë se tashmë SHBA ka një president të zgjedhur që do u shërbejë  dhe bashkojë të gjithë.

Ai shton se demokracia tashmë ka fituar pasi amerikanët folën qartë teksa uron Bidenin dhe Kamala Harrisin për fitoren e jashtëzakonshme.

“Amerika ka folur dhe demokracia ka fituar. Tani kemi një President të Zgjedhur dhe Zëvendës President të Zgjedhur që do të na shërbejë të gjithëve dhe do të na mbledhë të gjithë së bashku. Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren tuaj të jashtëzakonshme!”, shkruan Clinton.