Politika Basha uron Biden: Të forcojmë vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta

Basha uron Biden: Të forcojmë vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka përgëzuar Joe Biden zgjedhjen e tij si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Basha shkruan se “Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë. Unë dhe Partia Demokratike shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta”.