Bota Momenti kur Trump mësoi për fitoren e Biden

Momenti kur Trump mësoi për fitoren e Biden

Janë publikuar fotografitë e para të Presidentit Donald Trump, i cili shfaqet duke luajtur golf ndërsa mëson se rivali i tij Joe Biden është projektuar si fitues i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.

Trump e kaloi të shtunën duke luajtur golf në Virxhinia, duke zgjedhur të mos ndjekë ecurinë e numërimit të votave, pasi prej kohësh kishte paralajmëruar se nuk do të njihte rezultatin, sikurse edhe bëri menjëherë pasi ai u dha nga mediat kryesore në SHBA.

Pas njoftimit Trump duket se ka zgjedhur të vijojë lojën, pasi nuk është aktivizuar në rrjetet sociale, duke publikuar vetëm një deklaratë për mediat, në të cilën thuhet se skuadra e tij ligjore do të ndjekë çështjen në vijim.

Trump akuzon Biden se ai po nxitohet me shpalljen e fitores dhe shton se rezultatet në shumë shtete do të dërgohen në gjykatë.

“Duke filluar të hënën, fushata jonë do të fillojë ndjekjen penale të çështjes sonë në gjykatë për të siguruar që fituesi i ligjshëm të ulet”, tha Trump në deklaratë.

Drejtuesit e fushatës së republikanit kanë ngritur padi në disa shtete ku fitorja e Biden është shumë e ngushtë dhe pretendojnë se janë manipuluar votat me postë. Po ashtu ata shprehen se vëzhguesit e tyre nuk janë lejuar që të jenë të pranishëm në qendrat e votimit.