Vënia e një maske mbrojtëse nuk është një qëndrim politik, tha sot presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, i cili iu lut amerikanëve të mbrojnë veten dhe të tjerët nga pandemia e COVID-19.
“Ju lutem, ju lutem të vini një maskë”, tha ai gjatë një fjalimi në Wilmington, Delaware.
“Bëjeni për veten tuaj, fqinjin tuaj. Maska nuk është një qëndrim politik, por është një mënyrë e mirë për të filluar që të bashkojmë vendin”, shtoi demokrati.
Joe Biden njoftoi krijimin e një komiteti këshillimor, të përbërë nga shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit publik, në përpjekje për të frenuar pandeminë COVID-19, menjëherë pas hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2021.