Greqia raportoi të shtunën një rekord të ri ditor prej 108 vdekjesh të lidhura me koronavirusin, ndërkohë që spitalet në veri të vendit janë nën trysni për mungesë shtretërish në pavionet e kujdesit intensiv.
Pas një bllokimi dy-mujor në mars, i cili ndihmoi në frenimin e infeksioneve, rritja e tyre duke filluar nga tetori e detyroi qeverinë të vendoste një bllokim të dytë mbarëkombëtar këtë muaj që skadon zyrtarisht në fund të nëntorit.
“Heqja e bllokimit në 1 dhjetor nuk duket realiste”, tha të premten zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.
Një komision qeveritar ekspertësh do të shqyrtojë të dhënat e reja javën e ardhshme, për të vlerësuar nëse është e mundur një heqje e pjesshme e bllokimit në fillim të muajit tjetër.
Autoritetet shëndetësore raportuan 2,311 raste të konfirmuara me COVID të shtunën. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 90,121 që nga muaji shkurt. Numri i të vdekurve është 1,527.
Në qytetin verior të Selanikut shifrat janë gati sa dyfishi i atyre në Athinë.