Policia çeke kërkoi ndihmë në zgjidhjen e një çështjeje të pazakontë, pasi një dre “vodhi” pushkën e një gjuetari dhe iku.
Incidenti ndodhi pasi një qen trembi një dre, i cili më pas vrapoi drejt njërit prej gjuetarëve, grisi mëngën e tij dhe kapi me brirë rripin e pushkës 0.22, tha policia.
“Pushka, të cilën gjahtari kaloi mbi krahun e tij të majtë, për fat të mirë pa municion, rrëshqiti në brirët e drerit dhe u zhduk me të”, tha policia.
Policia tha se një gjuetar tjetër më vonë vuri re një dre, i cili ishte ende “duke mbajtur një pushkë” në një distancë prej rreth një milje.
“Gjuetarët kontrolluan pyllin, por nuk gjetën ndonjë pushkë. Ai nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se të raportonte incidentin në polici”, tha policia, duke shtuar se kushdo që gjen një armë duhet të thërrasë autoritetet.