Një burrë në Kenia u deklarua i vdekur nga mjekët dhe pasi u zgjua pak orë më vonë ndjeu punonjësin e morgut i cili po e përgatiste për varrimin.
Peter Kigen vuante nga një sëmundje kronike dhe i ra të fikët në shtëpinë e tij dhe për pasojë u dërgua me urgjencë në spitalin Kapkatet ku u shpall i vdekur ditën e martë.
32-vjeçari u transferua në morg ku papritur u zgjua dhe pati dhimbje therëse në këmbën e djathtë tre orë më vonë për shkak të prerjes që po i bënte mjeku.
Sipas gazetës britanike “Mirror”, vëllai i vogël i Kigen ka thënë për mediat vendase se infermierët i kishin thënë se ai kishte vdekur përpara se të mbërrinte në spital.
Thuhet se një nga punonjësit e morgut injektoi formalinë për ta ruajtur trupin, ndërkohë që ai ishte zgjuar dhe kishte nisur të qante nga dhimbja.
Stafi ishte tmerruar dhe ishte larguar nga vendngjarja me mendimin se trupi ishte “ringjallur”. Më vonë ndihma e parë erdhi për ta marrë situatën nën kontroll.
Kigen nga spitali tha se ishte shumë i lumtur që ishte gjallë dhe u betua që do t’i dedikonte jetën e tij evangjelizmit.
Familja e tij e akuzoi spitalin për neglizhencë.