Një shqiptar në Greqi akuzohen për një krim të rëndë kundër një pronari hoteli. Mediat greke raportojnë se pronari i hoteli është gjetur i djegur brenda biznesit te tij dhe për këtë krim akuzohet një 20-vjeçar nga Shqipëria.
Emri i të riut nuk bëhet i ditur por mësohet se gjithçka ka ndodhur në ishullin e Santorinit, ku pas një sherri shqiptari ka kryer me vodka pronarin e hotelit dhe më pas i ka vënë flakën.
Policia duke iu referuar kamerave të hotelit, raporton se 20-vjeçari rrahu për vdekje pronarin e një hoteli në Santorini dhe më pas e lau atë me vodka dhe i vuri flakën për të zhdukur gjurmët.
Mediat në vend thonë se gjithçka është e pabesueshme, pasi 20-vjeçari kërkonte nga 69-vjeçari Nikos Halaris, një borxh prej 200 Euro.
I riu ka rrëfyer krimin dhe ka thënë se gjithçka kishte ndodhur pas sherrit për 200 Eurot, pasi Halaris ia kishte borxh që nga viti i kaluar.
Ai pranoi krimin, por policia e kishte zbuluar dhe ka kamerat e sigurisë të cilat e kishin kapur atë duke u larguar nga vendi ku ndodhej hoteli i viktimës.
Ajo që bie në sy është se vrasësi nuk mori orën e shtrenjtë që mbante viktima, ndërsa kasaforta e hotelierit u gjet e paprekur.