Nicolo Barella është një nga të rinjtë më premtues të futbollit italian. Për këtë arsye mesfushori i Cagliarit është kthyer në objekt dëshire për shumë skuadra, që dëshirojnë ta blejnë atë që në muajin janar.
Përveç ekipeve të Serie A, si Milan dhe Inter, anglezët e Chelsea prej kohësh ndjekin 21-vjeçarin, të cilin e shikojnë si zëvendësuesin e Csec Fabregas, i larguar drejt Monacos.
Megjithatë Chelsea nuk është ekipi i vetëm që kërkon Barella, pasi së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Manchester United.
Sipas mediave italiane, ‘Djajtë e Kuq’ e kanë seriozisht dhe pritet të ofrojnë plot 50 milionë paund për mesfushorin, për ta transferuar atë në Old Trafford që në muajin janar