Në Ditën e Kujtesës, ditë dedikuar Holokausit, Shqipëria është zgjedhur prej hebrenjve për t’u shpallur si “Shtëpi e Jetës”. Ishte vetë presidenti Meta ai që morri pjesë në ceremoni, duke u shprehur më pas në një status në Facebook.
“Shumë krenar që sot në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, Shqipëria shpallet “Shtëpi e Jetës” nga Fondacioni Ndërkombëtar “Raoul Wallenberg”, në vlerësim të kodit tonë gjenetik BESA, burrave e grave shqiptarë kurajozë, që shpëtuan dhe strehuan më shumë se 2 mijë hebrenj gjatë Holokaustit, ndër periudhat më të errëta të njerëzimit.
Antisemitizmi, mungesa e tolerancës, shkeljet e të drejtave të njeriut, genocide dhe veprime të tilla çnjerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie të ndryshme, nuk mund të ndodhin dhe nuk duhen lejuar të përsëriten më në botën ku jetojmë të gjithë sot!
KURRË MË! #WeRemember”, shkruan Meta.
Siç dihet, Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë ku u mbrojtën hebrenjtë nga kërcënimi nazist.