Politika Pas takimit me Donald Lu, Meta ikën jashtë vendit

Pas takimit me Donald Lu, Meta ikën jashtë vendit

Paraditen e sotme kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilloi një takim afro 120 minuta me ambasadorin Amerikane, Donald Lu.

Në njoftimin e bërë publik nga Ambasada amerikane në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se “ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan sot një takim pozitiv sot.

Ambasada e SHBA thotë se ka besim të madh që me mbështetjen e kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit”.

Ndërsa kreu i Kuvendit në një dalje për mediat konfirmoi dhe njëherë vullnetin për bashkëpunimin për zbatimin e reformës në drejtësi.

Menjëherë pas kësaj Ilir Meta është nisur për jashtë shtetit.

Ai është fotografuar në avion duke lënë aeroportin e  Rinasit, i shoqëruar nga ministrja Kodheli dhe deputetja Arta Dade.

Burime nga Kuvendi për “American Eye” bëjnë me dije se Meta është nisur drejtë Austrisë.