Kryesore Ambasada amerikane: Çfarë u bisedua në takimin Lu-Meta

Ambasada amerikane: Çfarë u bisedua në takimin Lu-Meta

Ambasadori amerikan Donald Lu është angazhuar të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi.

Në njoftimin e bërë publik nga Ambasada amerikane në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se “ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan sot një takim pozitiv sot.

Ambasada e SHBA thotë se ka besim të madh që me mbështetjen e kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit”.

Ndërsa kreu i Kuvendit në një dalje për mediat konfirmoi dhe njëherë vullnetin për bashkëpunimin për zbatimin e reformës në drejtësi.

Në takim tha Meta u theksua dhe rëndësia e standardit të zgjedhjeve të ardhshme dhe përpjekjet për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Takimi u fokusua në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, standardit të tyre dhe në përpjekjen që duhet bërë për të mbyllur reformën zgjedhore në përputhje dhe me rekomandimet e OSBE-ODIHR, po dhe rëndësinë e vazhdimit të procesit të dekriminalizimit si mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme”, tha Meta.