Aktualitet Besa Shahini: Albin Kurti la shije të keqe në Shqipëri, mori përgjigjen...

Besa Shahini: Albin Kurti la shije të keqe në Shqipëri, mori përgjigjen e duhur

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka kritikuar Albin Kurtin se e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shprehet se tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Sipas Shahinit, lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së.

“Kurti e filloi mandatin e tij si kryeministër i Kosovës duke bërë opozitë në Shqipëri!

Nuk dua të keqkuptohem: bashkëpunimi organik mes shqiptarëve patjetër nënkupton edhe angazhimin politik përtej kufijve. Por, tentimi për opozitarizëm nga qeveria e Kosovës në Shqipëri la shije të keqe dhe mori përgjigjen e pritshme dhe të duhur.

Megjithatë lajmi më i mirë i këtyre zgjedhjeve është ndëshkimi që votuesit i dhanë LSI-së: partisë pa ideologji politike, që lëvizi herë majtas e herë djathtas, duke i shërbyer interesave të ngushta të udhëheqësit të saj. Votuesit me të drejtë i thanë “mjaft” kësaj lloj politike”, shkruan Shahini.