Aktualitet I biri u shpall në kërkim për ekzekutimin e Endri Mustafës/ Babai...

I biri u shpall në kërkim për ekzekutimin e Endri Mustafës/ Babai i Ibrahim Licit: Skenar të përgatitur nga Policia

Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e Endri Mustafës, ka folur për mediat.

Ai shprehet se djali i tij nuk ka lidhje me vrasjen, ndërsa thekson se ka takuar familjarët e viktimës dhe i kanë thënë se e dinë kush është autori.

Mustafa Lici thotë se bashkëpunëtori i krimit është punëtor i Asmer Bilalit në grupin e Bajrave, dhe i kanë thënë që të thotë se vrasjen e ka kryer Ibrahim Lici.  Babai i të dyshuarit flet për një skenar të përgatitur nga policia dhe thotë se është blofi i radhës që do dështojë.

Deklarata e Mustafa Licit:

Bashkëpunëtori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e kanë kryer me Ibrahim Lici. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Është një skenar i përgatitur nga Policia, por është një blof i radhës që do dështojë. Më datën 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si te Ferracaku dhe vëllai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thënë së vrasjen e kanë bërë Ibrahim Lici, por ne jetojmë me kamera. Kjo është një flluskë. Këto shërbëtorët punojnë pastrues bajgash te Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrave.

Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerr jashtë në telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve, ndërsa kanë mbështetjen e Policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty. Ne kemi armë shumë të fuqishme para Policisë pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Është fatkeqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe horrave, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kanë rënë të tjera vrasje që i kanë ngarkuar. Rrjedhin këto kriminel dhe është e habitshme si janë bashkuar gjithë bashkë.

Unë kam qenë të familja e viktimës për tu pjekur, u përqafova me nënën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thënë se e dimë kush na e bëri dhe janë të gatshëm të tregojnë se çfarë marrëdhëniesh kanë me familjen tonë. Kjo është bërë vetëm nga frika e vdekjes, kanë futur një të mitur duke e paguar për të dënuar një tjetër, por kjo nuk ka si të ndodhë.