Aktualitet Ekzekutimi i Endri Mustafës, bashkëshortja e viktimës: Vrasja nuk ka lidhje me...

Ekzekutimi i Endri Mustafës, bashkëshortja e viktimës: Vrasja nuk ka lidhje me fisin Lici

Në familjen e të ndjerit Endri Mustafa, ku janë hapur dyert e mortit, bashkëshortja dhe nëna e tij, nuk e pranojnë që autori i vrasjes së të riut, të jetë siç thotë policia, Ibrahim Lici.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga blutë e Shkodrës, pasi akuzohet si autori kryesor i dyshuar për ngjarjen.

Por bashkëshortja e të ndjerit, thotë se familja e tyre me atë të Ibrahim Licit nuk kanë pasur kurrë konflikte.

E veja e Endri Mustafës duke folur për mediat, ka dhënë detaje edhe për orët e fundit të Endrit, natën para se të zhdukej dhe tre ditë më pas të gjendej i ekzekutuar në zonën e Livades në lagjen Guerrile.

Deklarata për mediat e Ingrid Mustafa, bashkeshortja e Endri Mustafes:

Nuk kemi patur kurre asnje problem me familjen Lici. Burri im ka qene shok me djemte e tij. Une e kam thene edhe ne polici se Ibrahim Lici nuk ka lidhje me vrasjen dhe habitem si e kane nxjerre sepse nuk ka asnje lidhje dhe jemi 100% te sigurte se nuk ka ndodhur nga Ibrahimi.

I kemi komshi dhe nuk kemi patur kurre asnje problem me ata. Ate nate ne 10 te darkes Endri kerkoi te dilte nga banesa dhe me tha me jep nje xhakovento dhe me tha po shkoj deri ne livade dhe po vij per 10 minuta, nuk po vonoj tha.

Une i thashe te lutem mos del se eshte nate, por me tha nuk vonoj dhe vij menjehere. Doli me kete djalin komshi 15 vjeçin, ai po e kerkonte qe nga mesdita.

I kishte bere disa muhabete 15-vjeçari, por nga qe ishte ne ate moshe nuk ia kemi vene veshin dhe i thash mos u merr me te sepse e njihnim çfare femije eshte dhe se me ke merrej ai. Burri e anashkaloi ate dhe iku ne 10 te darkes dhe nuk u kthye me. Nuk me ka thene se as se per çfare po shkonte dhe as se çfare do bente.

Nuk e di arsyen e vrasjes sepse Endri nuk ka patur asnje konflikt me askend dhe nuk i ka bere askujt keq. As nuk ka patur kercenime dhe as nuk ka kerxenuar kend. Ai 15 vjeçi erdhi per qejf dhe kaq sepse Endri nuk ka dale jashte sepse nuk kishte besim tek askush.

15 vjeci i ka thene burrit qe nuk po te shkruaj mesazhe, por dije qe kur te dergoj nje fotografi te nje kali dil jashte. Nje djale 15 vjeç te shprehet ashtu se di, dikush eshte pas tij sepse nuk kemi patur konflikt as me te. Qe kjo ka lidhje me Lict nuk eshte e vertete dhe une e kam deklaruar edhe ne polici sepse kemi shkuar shume mire.