Anxhela Peristeri do të ngjitet sërish në skenën e Eurovizionin, pasi kënga e saj “Karma” u kualifikua në finalen e të shtunës mbrëma (22 maj). Në vijim gjeni shtetet e kualifikuara në natën e parë dhe të dytë.
Performanca e Anxhela Peristerit
Anxhela Peristeri u ngjit në skenën e natës së dytë të Eurovizionit me një veshje skenike në formën e një truporeje në ngjyrë argjendi, të realiuar nga Kujta & Meri. Për flokët e Anxhelës u kujdes parukieri i njohur Kaci Lleshi, ndërsa për grimin Sageri Makeup Studio.
Para se të performonte këngën “Karma”, Anxhela u shfaq duke i rënë violinës, si pjesë e kartolinës përfaqësuese.
Anxhela u ngjit e vetme në skenë, pa praninë e balerinëve ose back-vokaleve. Skenografia bazohej te shpërthimet e ngjyrave në sfond. Performancën e saj e ndiqni në vijim (performanca e njëmbëdhjetë në radhë).
Nata e parë – të kualifikuarit
Azerbajxhani: Efendi – Mata Hari
Belgjika: Hooverphonic – The Wrong Place
Qipro: Elena Tsagrinou – El Diablo
Izraeli: Eden Alene – Set Me Free
Lituania: The Roop – Discoteque
Malta: Destiny – Je Me Casse
Norvegjia: TIX – Fallen Angel
Rusia: Manizha – Russian Woman
Suedia: Tusse – Voices
Ukraina: Go_A – Shum
Nata e dytë – të kualifikuarit
Shqipëria: Anxhela Peristeri – Karma
Serbia: Hurricane – Loco Loco
Bullgaria: Victoria – Growing Up is Getting Old
Moldavia: Natalia Gordienko – Sugar
Portugalia: The Black Mamba – Love Is On My Side
Islanda: Da∂i Freyr og Gagnamagni∂ – 10 Years
San Marino: Senhit – Adrenalina
Zvicra: Gjon’s Tears – Tout l’Univers
Greqia: Stefania – Last Dance
Finlanda: Blind Channel – Dark Side