Extra Bebe Rexha rrëfen si desh e martuan sipas “kulturës shqiptare” kur ishte...

Bebe Rexha rrëfen si desh e martuan sipas “kulturës shqiptare” kur ishte adoleshente

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka rrëfyer se pothuajse ishte martuar kur ishte adoleshente.

31-vjeçarja tha se kishte burra që kishin kërkuar “dorën e saj për martesë”, ndërsa shpjegoi se si në kulturën shqiptare gratë priren të martohen ‘super të reja’.

Bebe tregoi se nëna e saj Bukurija lidhi kurorë në moshën 17-vjeçare dhe ‘luftoi’ kundër traditave për ta ndihmuar atë të ndiqte karrierën e saj në industrinë e muzikës.

“Ka ndryshuar plotësisht tani, gratë kanë më shumë të drejta dhe gjëra të tilla, por kur isha e re kishte djem që kërkonin dorën time për martesë. Ishte pjesë e kulturës. Duke u rritur nuk më lejohej të flisja në tryezë dhe gjëra të tilla, por mamaja ime luftoi shumë për mua dhe ajo ishte si, “Vajza ime nuk do martohet”, tha ajo për The Daily Star.

Bebe shtoi se kur ishte 23-vjeç kishte dhënë puthjen e saj të parë, të cilën e përshkroi si “shumë të keqe”. Këngëtarja tani është në një lidhje dashurie me 37-vjeçarin Keyan Safyari.