Situata e pandemisë në Shqipëri është tashmë në shifra minimale. Edhe sot nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Covid.
Rastet e reja- Në 24 orët e fundit janë në kryer 2,621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: Nga një rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë.
Aktualisht janë 132 raste aktive me Covid-19 në vend.
Bie numri i të shtruarve në spital- Po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.