Bota Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon republikanët, “Obamacare” mbijeton

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon republikanët, “Obamacare” mbijeton

Gjykata e Lartë Amerikane hedh poshtë përpjekjen e fundit të republikanëve dhe “shpëton” Obamacare.

Gjykata e Lartë e SHBA ka mbështetur ligjin i cili synon sigurim shëndetësor të përballueshëm për të gjithë amerikanët, duke hedhur poshtë një sfidë ligjore, nga Teksasi dhe 17 shtete të tjera të qeverisura nga republikanët.

Kjo është hera e tretë që nga viti 2010 që Akti i Kujdesit të Përballueshëm (ACA), politika e nënshkrimit të ish-presidentit Barack Obama, i ka mbijetuar një sfide.

Ligji u jep miliona amerikanëve me të ardhura të ulëta akses në sigurimet mjekësore.

Gjyqtarët vendosën me një shumicë prej 7-2 se sfiduesit nuk kishin pozitë ligjore për të ngritur çështjen e tyre.

Sfida ligjore u mbështet nga ish-presidenti Donald Trump.

Vendimi i gjykatës vjen ndërsa presidenti Joe Biden, një mbështetës i vendosur i ligjit që u miratua ndërsa ai shërbeu si nënkryetar i presidentit Barack Obama, ka shprehur mbështetje të fortë për ligjin.