Një ari i murrmë u vra me armë nga policia pasi plagosi 4 persona në qytetin japonez Sapporo. Ariu zbriti në qytete dhe sulmoi disa persona, mes tyre edhe disa ushtarë në një kazermë.
Pamje dramatike u shpërndanë në internet, ku ariu duket teksa ecën në rrugët e Sapporo. Kjo situatë detyroi autoritetet të mbyllin shkollat si dhe të anulojnë përkohësisht fluturimet nga aeroporti i këtij qyteti, ndërsa një grup gjuetarësh dhe policia u vu në kërkim të kafshës së egër. Më vonë, autoritetet njoftuan se ariu ishte vrarë. Mes personave të plagosur ishte edhe një ushtar.
Sipas shoqatës japoneze të Arinjve dhe Pyjeve, gjithnjë e më shumë, arinjtë janë parë në zonat e banuara në kërkim të ushqimit.